info@azhbr.gov.al

+355 42 228 318

08008383

Nga 2 dylymë serra drejt zgjerimit të prodhimit dhe eksporteve

Ngurrëz e Madhe, Lushnjë – Nertila Bufazi është kultivuese e perimeve në serra dhe e ka nisur aktivitetin e saj me vetëm 2 dylymë. Sot, ajo kultivon perime në një sipërfaqe prej 30 dylymësh, duke e zgjeruar gradualisht aktivitetin e saj bujqësor. Në bashkëpunim me pikat e grumbullimit, prodhimi i saj tregtohet në vendet e Ballkanit, si edhe eksportohet në Itali, Francë dhe vende të tjera të Evropës. Për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje të tregut, Nertila ka vendosur të zgjerojë më tej kapacitetet prodhuese. Ajo ka aplikuar dhe ka lidhur kontratë në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve, ndërsa së shpejti do të nisë ndërtimin e një serre të re me sipërfaqe prej 20 dylymësh.Investimi do t’i mundësojë zgjerimin e prodhimit, rritjen e kapaciteteve të fermës dhe forcimin e potencialit të saj për eksport.