info@azhbr.gov.al

+355 42 228 318

08008383

Environmental Services

Shërbimet Mjedisore janë mbështetje financiare për zhvillimin dhe mbrojtjen e pyjeve nga Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze.
1. Grante konkuruese “Masa për Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Pyjeve”, viti 2018
2. Donatorët – Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze
3. Kosto totale: 2.2 Mln €
4. Afati i pranimit të aplikimeve është deri më datë 24 Shtator 2018

Dorëzimi i projekt – propozimeve – AZHBR – Qendër

Aplikantët duhet të dorëzojnë projekt – propozimet e tyre pranë zyrave qendrore të AZHBR-së. Thirrja e II-të për Grante Konkuruese “Masa për Zhvillimin dhe Mbrojtjen  e Pyjeve”, viti 2018 është shpallur më 20 Korrik dhe do të qëndrojë e hapur deri në 24 Shtator 2018.

Për çdo informacion lidhur me përfitimin nga kjo skemë jeni të lutur të klikoni linkun e Manualit Operacional të Granteve. Aty do të gjeni të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e granteve.

Manuali Operacional i Granteve – Masa për Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Pyjeve 2018 – Thirrja II

Kalendari i fushatës informuese – Grante konkuruese “Masa për Zhvillimin dhe Mbrotjen e Pyjeve – Thirrja II

Projekti i Shërbimeve Mjedisore

Objektivi kryesor i projektit është rivendosja, ruajtja dhe përmirësimi i ekosistemeve malore, përmirësimi i bujqësisë, pylltarisë, mbështetja në zgjerimin dhe përmirësimin e burimeve pyjore, si dhe parandalimin e zjarreve në pyje.

Masa e mbështetjes është “Zhvillimi dhe Mbrojtja e Pyjeve, Kullotave dhe Ekosistemeve kryesisht ne Zona të Larta Rurale”. AZHBR është agjencia implementuese, e cila në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit do të implementojë këtë komponent nga aplikimi deri në disbursim.

Aplikantët potencialë për këtë komponent janë: Shoqata të Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave; Individë Fermerë, të cilët mund të jenë pronarë të sipërfaqeve pyjore/kullosore apo ato individë përdorues të sipërfaqes pyjore/kullosore që zotërojnë një kontratë të ligjshme përdorimi me ish-komunën ose bashkinë.

Aplikantët potencialë mund të jenë edhe një pjesë e fermerëve të tokave bujqësore, pronat e të cilëve janë planifikuar për tu mbështetur me aktivitete specifike në kuadër të praktikave të menaxhimit të qëndrueshëm të tokës. Këto aktivitete specifike janë planifikuar me hartimin e 30 planeve të menaxhimit të mikrobazeneve.

Kriteret e pranimit

Kriteret e përgjithshme

• Nëse investimet e propozuara nuk janë në përputhje me PMPKK ose PMMB, ato duhet të marrin miratimin e Strukturës Pyjore të Bashkisë përkatëse dhe Sektorit të Pyjeve dhe Kullotave pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit para dorëzimit të aplikimit, duke përjashtuar shfrytëzimin e produkteve të drurit nga pylli (ky rregull i referohet vetëm zonave pyjore dhe kullosore, përjashtohet toka bujqësore).

• Toka pyjore, kullosore dhe ajo bujqësore do të jetë e përshtatshme për aplikim.

• Mallrat e blerë për qëllim të investimeve të aprovuara do të rimbursohen bazuar në faturat aktuale (dhe sipas procedurave të përfshira në këtë manual).

• Në mënyrë që punimet të rimbursohen, ato duhet të kontraktohen tek një kompani / OJF për çdo pjesë për të cilën ata kanë përfituar grantin, si duhet në aplikimin e miratuar, sipas rregullave dhe Procedurave të granteve. (Punime të kryera nga pronarët nuk do të rimbursohen)

Për shoqata përfituese:

• Projektet e propozuara duhet të jenë në përputhje me Planet përkatëse të Menaxhimit të Pyjeve dhe Kullotave dhe të Mikro-Bazenit.

• Nëse investimet e propozuara nuk janë në përputhje me PMPKK ose PMMB, ato duhet të marrin miratimin e Strukturës Pyjore të Bashkisë përkatëse dhe të Sektorit të Pyjeve dhe Kullotave pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit para dorëzimit të aplikimit (ky rregull i referohet rasteve të projekteve që lidhen me ngjarje të paparashikuara të tilla si

Kriteret specifike

2.5 Kriteret specifike të pranueshmërisë

Kritere të preferueshme (për renditjen)

Aplikimet që plotësojnë kriteret shtesë të mëposhtme do të konsiderohen më të favorshme.

Për individë përfitues:

• Përfituesi është nën moshën 40 vjeç.
• Pronari i tokës për të cilën është propozuar projekti është femër.
• Përfituesi aplikon për një projekt që do të zbatohet në një lartësi mbi 600 m mbi nivelin e detit.
• Distanca e objektit për të cilin është propozuar projekti nga ndërtesa e njësisë administrative është mbi 15 km (rruga më e shkurtër).
• Mbjellja e llojeve të fidanëve pyjorë pasurohet me mbjelljen e specieve të tjera të vendit si drurë dhe shkurre (p.sh. varietetet e drurëve frutorë).

Për shoqata përfituese:

• Të paktën 30% e anëtarëve të bordit të shoqatës janë femra.
• Përfituesi aplikon për një projekt që do të zbatohet në një lartësi mbi 600 m mbi nivelin e detit.
• Shoqata vërteton me dokumentacion që ajo ka kryer aktivitete të ngjashme më parë.
• Distanca e objektit për të cilin është propozuar projekti nga ndërtesa e njësisë administrative është mbi 15 km (rruga më e shkurtër).
• Mbjellja e llojeve të fidanëve pyjorë pasurohet me mbjelljen e specieve të tjera të vendit si drurë dhe shkurre (p.sh. varietetet e drurëve frutorë).

Përfituesit nga Projekti për Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Pyjeve – Thirrja 1

SUBJEKTE TË KUALIFIKUARA – THIRRJA 2 PROJEKTI I BANKËS BOTËRORE 2

Kontrata të Lidhura “Projekti i Shërbimeve Mjedisore” – Thirrja 2