info@azhbr.gov.al

+355 42 228 318

08008383

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit midis AZHBR dhe ISHPSHSH

Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR-së, Znj. Eranda Selmanaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Insektoriatit shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore Z. Eljo Muçaj, nënshkruan sot memorandumin e bashkëpunimit në kuadër të zbatimit të programit IPARD III (2021 – 2027).

Objekt i këtij bashkëpunimi është përmbushja e standardeve kombëtare dhe të Bashkimit Europian në fushën e sigurisë në punë për investimet që do të kryhen në programin IPARD III. Të gjitha investimet duhet të kryen duke respektuar kriteret e sigurisë në punë të punonjësve.  Programi IPARD III pritet të nisë së shpejti dhe parashikon një zhvillim dhe transformim të mëtejshëm të bujqësisë në vend.