info@azhbr.gov.al

+355 42 228 318

08008383

Mbahen në Bruksel takimet shpjeguese për kapitullin 11 “Bujqësia dhe Zhvillimi Rural” dhe kapitullin 13 “Peshkimi”

Vijon puna për procesin “Screening” në bashkëpunim me Komisionin Evropian, për harmonizimin e legjislacionit vendas me acquis të BE-së, për të zhvilluar një bujqësi të qëndrueshme, më afër me standardet evropiane.

 

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, gjatë datave 17-18 korrik, mori pjesë në takimet shpjeguese të mbajtura në Bruksel për kapitullin 11 “Bujqësia dhe Zhvillimi Rural” dhe kapitullin 13 “Peshkimi”, të cilat u zhvilluan mes Komisionit Evropian dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.  Këto takime kanë në fokus shpjegimin e legjislacionit të përditësuar të Bashkimit Evropian si edhe të politikave koherente evropiane mbi Politikat e Përbashkëta Evropiane (CAP), Organizimi i Përbashkët i Tregut (CMO), bujqësia organike, ndihma shtetërore, pagesat direkte, vera, mekanizmat e tregut si dhe për Politikat e Perbashkëta të Peshkimit, grumbullimi i të dhënave, politikat strukturore të peshkimit, akuakulturën, planifikimin e hapësirës detare.

 

Komisioni Evropian shprehu mbështetjen për administratën shqiptare me qëllim forcimin e kapaciteteve dhe ftoi për propozime të mundshme gjatë takimeve bilaterale për integrimin e përshpejtuar. Ne do të vazhdojmë këtë proces, për zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme shqiptare, përmes takimeve të cilat do të pasohen nga mbledhja e Nënkomitetit për Bujqësinë dhe Peshkimin, i cili do të zhvillohet në Bruksel në datën 5 dhjetor 2023.