info@azhbr.gov.al

+355 42 228 318

08008383

Takim për krijimin e Platformës Online të Fermerit

Sot, u zhvillua takimi i parë në kuadër të Projektit për Krijimin e Platformës Online të Fermerit dhe rritjen e kapaciteteve institucionale në AZHBR, me përfaqësues nga AZHBR, MBZHR, BERZH, Integrated Tech Solutions dhe Deloitte. Objektivi kryesor i këtij projekti është asistenca teknike ndaj AZHBR në mënyrë që të mundësohet akses më i lehtë dhe eficent i fermerëve dhe agrobizneseve ndaj financimit, si dhe shërbimeve përkatëse nëpermjet thjeshtëzimit të procedurave, uljes së barrës administrative dhe përmirësimit në keshillim.