info@azhbr.gov.al

+355 42 228 318

08008383

AZHBR vijon turin informues për Skemën Kombëtare në Gjirokastër dhe Livadhja

Në vijim të turit të takimeve teknike në terren, stafi i AZHBR zhvilloi takime me fermerët në Gjirokastër dhe Livadhja (Sarandë).

Specialistët e AZHBR dhanë shpjegime teknike mbi kriteret, procedurat e aplikimit dhe masat mbështetëse për pagesat direkte dhe investimet, me qëllim informimin dhe orientimin sa më të qartë të fermerëve për përfitimin nga kjo skemë mbështetëse.

Aplikimet hapen së shpejti!