info@azhbr.gov.al

+355 42 228 318

08008383

Takime informuese për Skemën Kombëtare 2026 në Lezhë, Kukës dhe Tropojë

Në prag të hapjes së thirrjes për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026, stafi teknik i AZHBR ka nisur takimet informuese me fermerët, duke zhvilluar takime në qarqet e Lezhës, Kukësit dhe Tropojës.

Gjatë këtyre sesioneve, fermerët u njohën me masat mbështetëse të skemës, e cila përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimi. Ata patën mundësinë të informohen mbi procedurat dhe kriteret e aplikimit, si edhe të adresojnë pyetje drejtpërdrejt te stafi i AZHBR-së.

Masat direkte mbështetëse:

  1. Mbështetje për gjedhë
  2. Mbështetje për të imta
  3. Mbështetje për bletarinë
  4. Mbështetje për dosa/paradosa
  5. Kontroll biologjik në serra
  6. Mbështetje për fermat organike
  7. Certifikimi GlobalG.A.P.
  8. Mbështetje për sipërfaqe të mbjella
  9. Ripopullim peshkimi në ujërat e brendshme (blerje rasate peshku).

Masat e investimeve:

  1. Fermerët e rinj
  2. Stane dhe pajisje
  3. Mekanizimi i bujqësisë

Takimet informuese do të vijojnë edhe në qarqe të tjera të vendit, ndërsa aplikimet hapen së shpejti.