Bletari

Mbështetje në Bletari
MASA 3. Mbarështim i bletarisë me 1 000 (njëmijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje, por masa e financimit të jetë jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetëmijë) lekë për subjekt.
Kritere speciflke për masën
Përfituesit e mundshëm: Fermerë individual, SHBB, person fizik ose juridik.
- Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv
- Aplikanti në momentin e verifikimit të ketë jo më shumë se 1 vendndodhje për 50 koshere të bletëve, jo më shumë se 2 vendndodhje për 100 koshere dhe jo më shumë se 3 vendndodhje për 150 koshere
- Kosheret e bletëve të jenë të matrikulluara dhe të regjistruara në regjistrin elektronik të ARSHVMB përkatëse
- Aplikanti të deklarojë vendndodhjen e parqeve në momentin e aplikimit. Në rast
ndryshimi, aplikanti të deklaroje vendndodhjen e parqeve në momentin e verifikimit në terren - Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR, AZHBR dhe Tatimeve. Në rast se
rezulton debitor, afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentit që vërteton shlyerjen e
detyrimeve do të jetë data 7.6.2019 - Aplikanti i shpallur në listën e të kualifikuarve, në rast se rezulton se sigurimet shoqërore nuk janë të shlyera, afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentit që vërteton shlyerjen e detyrimeve do të jetë data 7.6.2019.
Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të
kualifikuarve.
- Do të dorëzojë dokumentacionin e munguar, të specifikuar në Listën e të kualifikuarve brenda datës 7.6.2019.
Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit
- Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit, skanohet dhe ngarkohet në sistem.