Peshkim

Mbështetje për peshkimin

MASA 4. Mbështetje ndaj anijeve të peshkimit me flamur shqiptar, në vlerën 20 (njëzet)
lekë/kg për acuge dhe/ose sardele të peshkuara. Pagesa të kryhet kundrejt sasive të
tregëtuara në stabilimentet shqiptare vetëm për qëllime përpunimi të këtyre produkteve, të
vërtetuara me fatura tatimore dhe certifikatë zënieje.

Në rastin kur anijet janë në pronësi, ose të marra me qera nga stabilimentet e përpunimit të peshkut, pagesa të kryhet kundrejt sasive të verifikuara me certifikatë zënieje dhe/ose:
– faturave të shitjes së produkteve të përpunuara për në tregun vendas
– të deklaratës doganore për eksportin e prodhimeve të përpunuara.

Kriteret specifike për masën

Përfituesit e mundshëm: Person fizik ose juridik në qarqet Lezhë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

  • Aplikanti duhet të ketë NIPT/NUIS aktiv
  • Aplikanti të ketë në pronësi, ose me qera anije të peshkimit për acuge dhe sardele
  • Anija e peshkimit të jetë e regjistruar në Regjistrin e Anijeve të Peshkimit
  • Të ketë leje të vlefshme peshkimi për pellagjikët e vegjël (me rrethim ose pellagjikë)
  • Të ketë bërë pagesën e taksës vjetore të lejes
  • Të ketë certifikatë zënie dhe Logbook-un përkatës të plotësuar
  • Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR, AZHBR dhe Tatimeve. Në rast se
    rezulton debitor, afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentit që vërteton shlyerjen e
    detyrimeve do të jetë data 7.6.2019.
  • Aplikanti i shpallur ne listën e të kualifikuarve, në rast se rezulton se sigurimet shoqërore nuk janë të shlyera, afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentit që vërteton shlyerjen e detyrimeve do te jetë data 7.6.2019.