Certifikim

Mbështetje për certifikimin

Mbështetje për certifikimin dhe sigurimin e produkteve

  • Mbështetje me 50% të vlerës për implementimin dhe certifikimin Global GAP jo më shumë 175 000 lekë për secilën nga masat 1-12, si dhe lakrën, lulelakrën dhe brokolin për sipërfaqe të mbjellë, por jo më pak se 1 ha.
  • Mbështetje me 50 % të vlerës certifikimin për standardet IFS, BRC dhe/ose FS në stabilimentet e përpunimit të prodhimeve peshkore, por jo më shumë se 325 000 lekë për standard për produkt;
  • Mbështetje për certifikimin e fermave organike, për periudhën në kalim, vitin e parë në vlerën 100,000 (njëqindmijë) lekë, në vitin e dytë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200,000 (dyqind mijë) lekë për fermë të certifikuar;
  • Mbështetje me 50 % të vlerës për implementimin dhe certifikimin për standardin ISO 22000:2005 për operatorët e biznesit ushqimor por jo më shumë se 120 000 lekë;
  • Mbështetje 50 % të vlerës për primin vjetor të siguracionit të prodhimeve bujqësore por primi të mos kalojë vlerën 4% të totalit të aseteve të siguruara.
  • NIPT i Fermerit dhe përditësimi i të dhënave të NIPT-it janë kusht i domosdoshëm për të aplikuar!