Agroturizëm

Diversifikimi i aktivitetit ekonomik në zonat rurale

  • Mbështetje për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural nga 4 deri në 10 dhoma, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1500 000 lekë për subjekt.
  • Mbështetje për investime në agroturizëm kundrejt planit të biznesit, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 10 000 000 lekë për subjekt
  • Mbështetje për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve të prodhimit të produkteve tradicionale të zonës, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 000 000 lekë.
  • Për makineri, paisje të tjera për prodhimin e produkteve tradicionale – mbështetje deri në 50% të vlerës së blerjes së paisjeve, jo më shumë se 500 000 lekë për subjekt.
  • Mbështetje për marketingun (përfshirë linjat e ambalazhim/paketimit) e produkteve tradicionale të zonës, në 70% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 700 000 lekë për subjekt.

Nxitja e prodhimit vendas dhe produkteve tradicionale

  • Nxitja e Start up-eve nga të rinjtë (nga 22-35 vjec) – Grant deri në 500 000 lekë për subjekt.
  • Mbështetje për modernizimin e Staneve – mbështetje deri në 80% të vlerës së investimit, jo më shumë se 200 000 lekë për subjekt.
  • Ngritjen e inkubatorëve të prodhimeve tradicionale – mbështetje me grant deri në 70% të vlerës së investimit, jo më shumë se 15 000 000 lekë për subjekt.
  • Ngritja e rrjetit të dyqaneve me prodhime shqiptare –mbështetje deri në 50% të vlerës së investimit, por jo më tepër se 2 000 000 lekë për subjekt.
  • NIPT i Fermerit dhe përditësimi i të dhënave të NIPT-it janë kusht i domosdoshëm për të aplikuar!