Fermat organike dhe certifikimi Global GAP

Fermat organike dhe certifikimi Global GAP

MASA 5. Fermat organike, për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë, 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) lekë për fermë të certifikuar.

  1. Kritere specifike të përfitimit

Përfituesit e mundshëm: Fermerë individual, SHBB, grup fermerësh, person fizik ose juridik;

  1. Përfitojnë të gjithë aplikuesit që janë në sistem/skeme certifikimi, në kalim (viti parë dhe /ose viti i dytë) ose në certifikim, me kusht që sipërfaqja e mbjellë që certifikohert të mos jetë më e vogël se 0.5 ha;
  2. Toka të jetë në pronësi të aplikuesit, në përdorim ose me qira për të paktën 5 vjet, përfshirë edhe vitin e aplikimit.

Masa 6: Implementimi dhe certifikimi Global GAP në masën 50 (pesëdhjetë) % të vlerës totale të faturës tatimore, por jo më shumë 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, në perime, fruta, rrush, ullinj dhe agrume, në sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha.

 

  1. Kriteret specifike të përfitimit

Përfituesit e mundshëm: Fermerë individual, grup fermerësh, SHBB, person fizik ose juridik;

  1. Një aplikues mund të përfitojë një certifikatë e cila mund të përmbajë më shumë se një product, në sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha për një ose më shumë kultura të
  2. Aplikuesi duhet të jetë në procedurë certifikimi me një trupë certifikimi të akredituar (shqiptare ose e huaj);
  3. Certifikata të ketë elementë të verifikueshëm on line, për operatorin, trupën e certifikimit dhe organizmin akreditues në faqen zyrtare të GLOBAL GAP;
  4. Aplikuesit të ndjekin procedurën e miratuar deri në marrjen e certifikatës Global GAP.