Drejtoria e Ekzekutimit të Pagesave
Drejtoria e Ekzekutimit të Pagesave
Drejtoria e Ekzekutimit të Pagesave është përgjegjëse për organizimin dhe implementimin e funksioneve të ekzekutimit të pagesave dhe menaxhimit të boxhit për skemat kombëtare dhe programet e para aderimit në bujqësi.
Struktura e brendshme organizative ndahet në dy sektorë:
- Sektori i ekzekutimit të pagesave për IPARD,
- Sektori i ekzekutimit të pagesave për skemat kombëtare
Sektori i Ekzekutimit të Pagesave IPARD (SEPI)
Sektori i Ekzekutimit të Pagesave IPARD (SEPI) është përgjegjës të sigurojë transferimin e fondeve të programeve të para aderimit në bujqësi tek përfituesi.
SEPI është përgjegjës për kryerjen e detyrave:
- Përgatitjen e parashikimit mujor të rrjedhjes së parave.
- Krijimin e listës ditore për pagesë.
- Përgatitjen e kërkesës për fonde.
- Autorizimin e kërkesës për fonde dhe transferimit të fondeve.
- Kontrollin e deklaratës bankare të ekzekutimit të pagesës.
- Proçedurat në rastet e dështimit të pagesës.
- Proçedurat në rastet e pagesave në llogari bankare të gabuar.
- Krijimin e regjistrit të përfituesve.
- Dërgimin tek sektori i kontabilitetit të deklaratës së thesarit dhe deklaratës bankare.
- Rakordimet e ekzekutimit të pagesave dhe borxheve te kthyera.
Sektori i Ekzekutimit të Pagesave për skemat kombëtare (SEP)
Sektori i Ekzekutimit të Pagesave për skemat kombëtare është përgjegjëse për ekzekutimin e pagesave direkte tek përfituesi.
SEP është përgjegjës për kryerjen e detyrave të më poshtme:
- Krijimin e listës ditore për pagesë.
- Kontrollin e listave të përfituesve që përfitojnë financim.
- Proçedurat në rastet e dështimit të pagesave.
- Proçedurat në rastet e pagesave në llogari të gabuar.
- Rakordim me degën e thesarit çdo muaj lidhur me shpenzimet si dhe koordinim të punës me bankat e nivelit të dytë për pagesat e përfituesve.
- Dërgimi i akt-rakordimit në sektorin e kontabilitetit çdo muaj.
- Rakordimin e ekzekutimit të pagesave dhe borxheve të kthyera.