Misioni i AZHBR-së është zhvillimi Agrikulturor dhe Rural në Shqipëri duke mbështetur sipërmarrësit në sektorin ushqimor, përgatitjen e institucionit për përfitimin e fondeve nga buxheti i Bashkimit Evropian, ristrukturim, modernizim dhe specializim në produktet dhe tregjet specifike bazuar në avantazhet konkuruese të vendit.
Vlerat të cilat na udhëheqin:
- Profesionalizëm
- Bashkëpunim
- Efiçencë
- Përkushtim
- Transparencë
Vizioni i AZHBR është akreditimi sa më parë i agjencisë për të përthithur sa më shumë fonde nga Bashkimi Evropian.
Proçedimi dhe analizimi i aplikimeve të fermerëve bazuar në rregullat e Bashkimit Evropian për të bërë pagesat nga buxheti i BE-së për këto aplikantë.
Të arrijmë një bashkëpunim dhe mjedis pune efiçent me partnerët e agjencisë.
Krijimi i një stafi profesional, të trajnuar dhe të kualifikuar me anë të strategjisë së menaxhimit të burimeve njerëzore.