Programi i Transparencës
Shkarko dokumentat:
- Regjistri i Parashikimit të Prokurimeve Publike 2019
- Procedurat e Prokurimit, 2018
- Financimet e Projekteve, 2017
- Lista me proceset gjyqësore aktuale të AZHBR
- Operatorë ekonomik të kontraktuar në prokurime
- Të dhënat e buxhetit dhe plani i shpenzimeve
- Kategoria e Pagave
I. HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparences për Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.
Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e Ligjit për të Drejtën e Informimit.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të Ligjit për të Drejtën e Informimit.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AZHBR-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.azhbr.gov.al , si dhe në mjediset e pritjes së publikut.
Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afate kohore për bërjen publike të tij, mënyrën e publikimit si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë, ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje.
Faqja zyrtare e AZHBR-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë dhe në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale, për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së AZHBR-së:
“E drejta për Informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në Nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AZHBR ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AZHBR -së.
Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
- i plotë
- i saktë
- i përditësuar
- i thjeshtë në konsultim
- i kuptueshëm
- lehtësisht i aksesueshëm
- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në Nenin 7 të Ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit www.azhbr.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
Strukturën organizative të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural;
Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të Ligjit Nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për Prokurimin Publik”, dhe të Ligjit Nr. 125/2013, “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
AZHBR, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë.
Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.
Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë |
Baza ligjore |
Dokumenti / Përmbajtja |
Afati kohor për publikim |
Mënyra e publikimit |
Struktura përgjegjëse |
Përshkrimi i misionit të AZHBR-së |
Misioni vendoset i plotë në website www.azhbr.gov.al; |
Menjëherë pas miratimit nga Këshilli i Ministrave dhe titullari i institucionit |
Faqja zyrtare www.azhbr.gov.al; Menu: Agjencia/Rreth nesh/Misioni dhe Vizioni |
Koordinatori për të drejtën e Informimit |
|
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve, detyrave të autoritetit publik dhe Institucioneve |
Neni 7/1/a/d |
-Struktura e AZHBR, funksionet dhe detyrat kryesore të Autoritetit Publik -Të dhëna për arsimimin dhe kategorinë e pagës së Drejtorit të Përgjithshëm |
Menjëherë pas miratimit nga Këshilli i Ministrave dhe titullari i institucionit |
Faqja zyrtare www.azhbr.gov.al; Menu: Agjencia/Drejtoritë |
Koordinatori për të drejtën e Informimit |
Lajmet Aktivitete Fjalime të drejtuesve të AZHBR-së |
Pasqyrohen në faqen zyrtare www.azhbr.gov.al; |
Menjëherë,pas Lajmet Aktivitete Fjalime dhe miratimit të titullarit |
Faqja zyrtare www.azhbr.gov.al; Menu: -Lajme/Lajme 2017 -Rubrika: Lajmet e fundit -Rubrika: Njoftime |
Koordinatori për të drejtën e informimit |
|
Akte ndërkombëtare ligjore; Akte nënligjore; Dokumente politikash; Dokument tjetër |
Neni 7/1/b |
-Ligji nr. 9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”; -VKM nr.719, datë 31.10.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e AZHBR”; -VKM për miratimin e fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, si dhe akte të tjera nënligjore të dala në zbatim të tyre, në të cilat AZHBR rezulton si institucion zbatues /i përfshirë. |
Pas botimit në fletoren zyrtare; Menjëherë pas miratimit nga titullari i institucionit që nxjerr aktin |
Faqja zyrtare www.azhbr.gov.al; |
Koordinatori për të drejtën e Informimit |
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës |
Neni 7/1/c/g |
-Kërkesa për informacion sipas Lidhjes Nr. 3 të miratuar nga Komisioneri dhe AP -Informacion i mjaftueshëm në website-in e institucionit ku përcaktohet minimalisht procedura,adresa postare,elektronike si dhe procedura për ankimim të vendimeve |
Menjëherë pas miratimit nga titullari i institucionit |
Faqja zyrtare www.azhbr.gov.al; Menu: -Kontakt -Agjencia/Program i Transparencës/Model i Kërkesë për Informacion |
Koordinatori për të drejtën e Informimit |
Të dhëna për vendodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit |
Neni 7/1/ç |
Të publikohen minimalisht : -Adresa e saktë e AZHBR; -Orari zyrtar i punës në AZHBR; – Emri Mbiemri, nr. i telefonit dhe e-maili i koordinatorit për të drejtën e informimit |
Menjëherë pas miratimit ose ndonjë ndryshimi eventual |
Faqja zyrtare: www.azhbr.gov.al; Menu: -Kontakt – Agjencia/Program i Transparencës/ Koordinatorit për të drejtën e informimit |
Koordinatori për të drejtën e Informimit |
Përshkrimi i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve |
Neni 7/1/d |
-Të dhëna për arsimimin, kualifikimet e duhura dhe pagën e Drejtorit të Përgjithshëm, mënyra e emërimit të tij; -Kompetencat dhe detyrat e funksionarëve të lartë ku përfshihen të gjithë drejtuesit në nivel drejtorie; -Struktura e pagave në AZHBR |
Menjëherë pas miratimit nga titullari i institucionit |
Faqja zyrtare: www.azhbr.gov.al
Menu: Agjencia/Drejtoritë/Drejtori i Përgjithshëm Agjencia/Program i Transparencës/ Struktura e Pagave në AZHBR |
Koordinatori për të drejtën e Informimit |
Buxheti |
Neni 7/1/e |
Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit |
Menjëherë pas miratimit nga titullari i institucionit |
Faqja zyrtare: www.azhbr.gov.al http://www.financa.gov.al/al/raportime/buxheti/buxheti-ne-vite |
Koordinatori për të drejtën e Informimit |
Informacion për procedurat e prokurimit |
Neni 7/1/ë |
Informacion për procedurat e prokurimit duke iu referuar Ligjit “Për prokurimin publik”; lista e kontratave të lidhura; shumën dhe palët e kontraktuar; informacion për zbatimin e kontratave |
Menjëherë pas miratimit nga titullari i institucionit |
Faqja zyrtare: www.azhbr.gov.alSi dhe në faqen e APP |
Koordinatori për të drejtën e Informimit |
Shërbimet e autoritetit për publikun |
Neni 7/1/f |
Informacion për shërbimet që institucioni jep për publikun, përfshirë standartet për cilësinë |
Menjëherë pas miratimit nga titullari i shërbimit |
Faqja zyrtare: www.azhbr.gov.al Menu: Faqja Kryesore Agjencia(Rreth nesh, Drejtoritë, Misioni dhe Vizioni) |
Koordinatori për të drejtën e Informimit |
Paraqitja e mendimeve në hartimin e pakteve, etj |
Neni 7/1/gj |
Persona të interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në mënyra të tjera në hartimin e ligjeve dhe të politikave publike |
Menjëherë pas miratimit nga titullari |
Faqja zyrtare: www.azhbr.gov.al |
Koordinatori për të drejtën e Informimit |
Mbajtja e dokumentacionit nga AP |
Neni 7/1/h |
Përshkrim lidhur me systemin që përdor institucioni për mbajtjen e dokumentave; format dhe kategoritë e informacionit që do bëhet publik |
Menjëherë pas miratimit nga titullari |
Faqja zyrtare: www.azhbr.gov.al Menu: Agjencia/Program i Transparencës/ Mbajtja e dokumentacionit , llojet dhe format e dokumenteve dhe kategoritë e dokumenteve që bëhen publike pa kërkesë |
Koordinatori për të drejtën e Informimit |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 tëligjit nr. 11/09/2014 |
Neni 7/1/i |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve |
Menjëherë pas miratimit nga titullari |
Faqja zyrtare: www.azhbr.gov.al Menu: Pyetjet më të shpeshta |
Koordinatori për të drejtën e Informimit |
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh |
Neni 7/1/k |
Informacion që kërkohet më shpesh prej institucionit |
Menjëherë pas miratimit nga titullari |
Faqja zyrtare: www.azhbr.gov.al |
Koordinatori për të drejtën e Informimit |
Informacione të tjera të dobishme |
Neni 7/1/l |
Çdo informacion tjetër që konsiderohet i dobishëm |
Menjëherë pas miratimit nga titullari |
Faqja zyrtare: www.azhbr.gov.al |
Koordinatori për të drejtën e Informimit |
V. PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AZHBR vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.azhbr.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.
VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.