Zgjidhje të përbashkëta dhe efektivitet në absorbimin e fondeve IPARD II

Vijon dita e dytë e seminarit rajonal për “Menaxhimin e thirrjeve IPARD II”

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Autoriteti Menaxhues në Ministrinë e Bujqësisë vazhdojnë seminarin rajonal dy ditor, në Malin e Zi, me temë “Menaxhimin e thirrjeve IPARD II”. Autoritetet më të larta në rajon dhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme për Bujqësinë në Bruksel – DG AGRI theksuan rëndësinë që kanë fondet IPARD për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale të vendeve të rajonit, në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Në takimin e dytë janë diskutuar problematikat e hasura gjatë thirrjeve për aplikime për programin IPARD II, me objektiv gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta, duke u bazuar në praktikat më të mira europiane. Nga të pranishmit u theksua procesi i implementimit  të programit për të rritur efektivitetin në absorbimin e fondeve IPARD II.