Thirrje për Donacion për familjet e lënduara nga tërmeti

Me anë të kësaj thirrjeje, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, dëshiron të kërkojë vëmendjen e bashkëpunëtorëve, subjekteve, fermerëve, agropërpunuesve, Shoqatave të Bashkëpunimit Bujqësor, etj që t’i bashkohen nismës së stafit të AZHBR për kontribute në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Në këtë moment solidariteti ku i gjithë vendi është bërë një dhe bashkë në kauzën #ShqipëriSolidare ju bëjmë thirrje për të kontribuar me furnizime, ushqime, ujë, mbulesa, ngrohje, e të tjera në ndihmë të familjeve dhe qytetarëve në nevojë të prekur si pasojë e aktivitetit sizmik të ditës së sotme. Ju bëjmë me dije që ndihma juaj duhet të dorëzohet në ambientet e AZHBR qendër dhe Agropikave, zyrave rajonale të Agjencisë, çdo ditë deri në orën: 12:00. Për detajet e adresave dhe kontakteve në Agropika ju lutemi shikoni dokumentin e mëposhtëm:

Thirrje për Donacion për familjet dhe qytetarët në nevojë të prekur nga tërmeti 

Së bashku për #ShqipëriSolidare