“The Power of Youth” AZHBR në Panairin EU-Village 2019, organizuar nga Bashkimi Europian

Ditën e Shtunë, datë 10 Maj, konkludoi java Europiane me Panairin e Bashkimit Europian në qendër të Tiranës, në pedonalen pranë kalasë, nën temën rinore “The Power of Youth” e cila jep një mesazh të rëndësishëm për Shqipërinë dhe të rinjtë si europian të ardhshëm. AZHBR solli në stendën e saj disa nga përfituesit e IPARD Like, me shembullin e tyre dhe suksesin personal në fushën e bujqësisë, disa prej të cilëve janë kthyer nga emigrimi ose shkollimi jashtë vendit, për të investuar para dhe dije në Shqipëri.