Nis fushata e informimit – Skema Mbështetëse Kombëtare 2019

 

AZHBR nisi sot takimet informuese me fermerët dhe agropërpunuesit për Programin e Mbështetjes të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2019, në 12 qarqe. Gjatë javës në vazhdim Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural do të informojë të interesuarit mbi aplikimet dhe dokumentacionin e kërkuar, sipas Udhëzimit të përbashkët të MBZHR dhe MFE, nr.3/1, datë 15.04.2019. Masat direkte dhe investimet mbështesin sektorët e blegtorisë, dorëzimit të qumështit, peshkimit, zhvillimit të sektorit të ullirit, bletari, agroturizëm dhe bujtina.

Aplikanti me statusin fermer, krahas dokumenteve të identifikimit, duhet të ketë NIPT-in e fermerit Aktiv. Aplikimet për Masat Direkte do të bëhen online në 20 Agropika, 16 Agjenci Rajonale Ekstensionit Bujqësor dhe ADISA nga data 23.04.2019 deri më 10/05/2019. Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumenteve në AZHBR është data 07.06.2019. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit për Masat e Investimeve do të kryhet në zyrat qendrore të AZHBR nga data 23.04.2019 deri më 17.05.2019, në adresën; Rr. Muhamet Gjollesha, nr.56, Tiranë. Për informacion në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm ndiqni faqen e internetit të AZHBR.

Kalendari i Takimeve