Shtyhet afati për aplikime për Thirrjen e Dytë nga Programi IPARD-II, deri më 15 Janar 2020

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Autoriteti Menaxhues në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shpall shtyrjen e afatit për Dorëzimin e Aplikimeve, në kuadër të Programit IPARD II, thirrja e dytë, nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) për Zhvillimin Rural (IPARD) me qëllim zhvillimin e Sektorit Agro-Ushqimor.
Afati për aplikime për Thirrjen e Dytë nga Programi IPARD II do të shtyhet deri në datën 15 Janar 2020.
Aplikimet duhet të dorëzohen si më poshtë:
- Nëpërmjet dërgesës postare rekomande, ose
- Dorazi (duke përfshirë shërbimet koriere) direkt në Autoritetin Kontraktues në këmbim të një mandati dorëzimi me firmë dhe datë nga: Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr.56 Tiranë, Shqipëri
- Aplikimet e dërguara nëpërmjet çdo mënyre tjetër (p.sh. me faks apo e-mail) apo të dërguara në adresa të tjera do të refuzohen. Çdo aplikim i mbërritur në zyrat qendrore AZHBR pas datës 15 Janar 2020 do të refuzohet.
Më poshtë do të gjeni linkun e publikimit të njoftimit:
Njoftim për Shtyp, Për shtyrjen e afatit, Thirrja e Dytë për Aplikime – IPARD II