Njoftim paraprak: Thirrja e dytë për aplikime Nr. 02/2019 nga Programi IPARD II

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Autoriteti Menaxhues në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njoftojnë për çeljen e thirrjes së dytë për dorëzimin e aplikimeve në kuadër të Programit IPARD II, nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) për Zhvillimin Rural (IPARD) me qëllim zhvillimin e Sektorit Agro-Ushqimor.

Thirrja është e hapur për të gjithë personat (persona fizikë dhe juridikë), puna dhe veprimtaria e të cilëve zhvillohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në fushat e prodhimit bujqësor, ose të agro-përpunimit dhe rural me fokus në masat e mëposhtme:

Masa 1: “Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm:

  • Qumësht
  • Mish
  • Fruta
  • Perime
  • Vresht

Masa 3: “Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm:

  • Qumështi dhe përpunimi i qumështit
  • Përpunimi i mishit
  • Përpunimi i frutave dhe perimeve
  • Vera

Masa 7: “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm:

  • Sigurimi dhe Prodhimi i bimëve medicinale dhe aromatike, kërpudhave, mjaltit, bimëve dekorative, kërmijve;
  • Përpunimi dhe tregëtimi në nivel ferme i produkteve bujqësore (qumështi, mishi, frutat perimet dhe verës);
  • Përpunimi dhe tregtimi i bimëve medicinale dhe aromatike të egra apo të kultivuara, kërpudhave, vaji i ullirit, mjalti, peshku dhe produktet e peshkut, prodhimi dhe tregtimi i vajrave esenciale;
  • Akuakultura (në ujëra të ëmbla dhe të kripur):
  • Turizmi rural dhe i Natyrës;
  • Shërbime për popullsinë dhe bizneset rurale;
  • Punimet e artizanatit dhe industria e manifaktures;
  • Prodhimi i energjisë së rinovueshme. 

 

Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të kësaj thirrje është 57.68 milion EURO nga të cilat 75% ose 43.26 Milion EURO kontribut i BE dhe 25% ose 14.42 Milion EURO kontribut i buxhetit të shtetit.

Masa 1: me buxhet total 24.05 milion EURO, me një minimum prej 10,000 EURO dhe maksimum 500,000 EURO. Përqindja e mbështetjes është 60% të totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit, 65% nëse investimi bëhet nga një fermer i ri (nën 40 vjeç), 70% për investimet në zonat malore.

Masa 3: me buxhet total 22.75 milion EURO, me një minimum 25,000 EURO dhe maksimum 2,000,000 EURO. Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 50% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit.

Masa 7: me buxhet total 10.87  milion EURO, me një minimum 10,000 EURO, maksimumi 400,000 EURO. Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 65% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit.

Të gjitha palët e interesuara janë të lutura të marrin informacionin e duhur lidhur me llojet e investimeve të pranueshme, aplikantët e pranueshëm, kriteret e përzgjedhjes dhe rregullat e dorëzimit të aplikimeve në Udhëzuesin për Aplikantët, i cili mund të kërkohet si kopje e printuar në zyrat e Autoritetit Menaxhues pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), gjatë orëve të punës 08:00-16:30.

 

Gjithashtu, Udhëzuesi për Aplikantët mund të shkarkohet nga faqja e internetit: www.azhbr.gov.al; www.ipard.gov.al dhe http://www.bujqesia.gov.al

Thirrja e dytë për aplikime do të hapet më datë 30 Tetor 2019. Afati i fundit i pranimit të aplikimeve është 16 Dhjetor 2019, sipas orarit zyrtar 08:00 – 16:30.

Çdo aplikim i mbërritur në AZHBR pas datës 16 Dhjetor 2019 do të refuzohet.

Kontakte:

Tel: 0800 83 83

Email: info@azhbr.gov.al