Nisi fushata e promovimit të skemave kombëtare mbështetëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural

25  punonjës të mirëtrajnuar të Agjensisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) janë shpërndarë në terren për të zhvilluar takime shpjeguese të masave mbështetëse me të gjithë fermerët në rang vendi dhe grupet e interesit gjithashtu.

Punonjësve të Azhbr-së iu janë bashkuar në këtë detyrë edhe 200 studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Të 200 studentët u trajnuan më parë nga Stafi i AZHBR-së për gjithë përmbajtjen e skemave, mënyrën e aplikimit dhe përifitimit të këtyre granteve.

Është parashikuar që të gjithë grupet e punës dhe studentët e UBT të mbulojnë me informacion dhe takime pjesën më të madhe të territorit të vendit, të gjitha qarqet, qytetet dhe specifikisht zonat me interes më të lartë për zhvillimin bujqësor dhe rural.

Turi i parë i studentëve të Universitetit Bujqësor bashkë me punonjës të AZHBR dhe pedagogë të tyre nisi në Lushnjë -Fier-Divjakë për të vazhduar më pas në Berat -Ura Vajgurore, Dibër-Kukës dhe zonën e Korëës dhe Devollit ku do të bashkohen në të njëjtin proçes studentët e Universitetit të Korçës.

Paralelisht 6 grupe pune me punonjës të AZHBR po zhvillojnë ture takimesh me fermerë dhe grupe interesi në këto itinerare:

  • Kavajë -Rrogozhinë
  • Gjirokastër -Përmet-Tepelenë
  • Vlorë-Sarandë-Delvinë
  • Fier -Lushnje
  • Berat -Kucovë-Ura Vajgurore
  • Korcë-Pogradec -Ersekë
  • Kukës-Dibër
  • Tiranë -Durrës

Qëllimi kryesor është që brenda një periudhe disa ditore të takohen dhe të bisedohet me sa më shumë fermerë në të gjithë vendin dhe të shpjegohet në kohën e duhur çdo paqartësi, që mund të kenë për ti ndihmuar më tej në proçesin e aplikimit.

Aplikimet nisin 28/02/2018 dhe proçesi do të zgjasë deri në 28/03/2018.