Me fermerë dhe agropërpunues në Divjakë.

Drejtorja e Përgjithshme e AZHBR, Zj. Frida Krifca, në vazhdimësine e takimeve për informimin e Skemës Mbështetëse 2018, është ndalur në Divjakë, ku ka diskutuar me fermerë dhe agropërpunues të interesuar, 52 masat mbështetëse të skemës së subvencionimit në bujqësi, për vitin 2018.

Si mund të perfitojnë fermerët nga 20 milionë eurot e dhëna nga Qeveria Shqiptare për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural në 2018.

Zj. Krifca ka inkurajuar të gjithë të interesuarit të aplikojnë nga dt 28 Shkurt deri në 28 Mars.

Këtë vit duhen 0 dokumenta për masat direkte.

Për informacion mbi përmbajtjen dhe mënyrën e aplikimit lexo udhëzimin http://azhbr.gov.al/lajme/udhezuesi-per-skemat-mbeshtetese/