AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Sot  në kuadër të projektit “Mbështetje për bujqësinë dhe zhvillimin rural” (SARD-IPARD) u zhvillua aktiviteti përmbyllës i projektit duke përfshirë aktorët e përfshirë në zbatimn e suksesshëm të tij me pjesëmarrjen e Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Adminsitrimit të Ujërave Z.Edmond Panariti, Zj.Romana VLAHUTIN, Ambasadore e Bashkimit Europian për Shqipërinë, Znj. Susanne SCHUETZ, Ambasadorja Gjermane për Shqipërinë, Z. Erjon LUCI, Zv. Minister i Financave, Znj. Suela POPA, Drejtore e Përgjithshme e AZHBR dhe përfaqësuesit e GIZ Z.Hans-Juergen CASSENS Drejtori Rajonal për Shqipërinë dhe Znj. Birgit SCHEAFER, Drejtore e Projekti SARD.

Projekti është financuar nga fondet e B.E dhe Qeveria Gjermane dhe bashkëfinancuar nga  buxheti i shtetit shqipëtar. Komuniteti Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian i cili përfaqësohet nga ana e tij përmes Delegacionit të BE-së në Shqipëri, i ka deleguar GIZ – Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit – implementimin e projektit IPA 2011 “Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural” (SARD-IPARD) përmes Marrëveshjes së Delegimit Nr. 2012/295-403.

 Kohëzgjatja e Projektit është nga 07/ 2012 deri në 11/ 2016. Ky projekt ka siguruar asistencë Agjencisë së Pagesave  dhe  aktorëve të tjerë për të rritur ndërgjegjësimin mbi standardet e BE-së dhe për të forcuar menaxhimin dhe kapacitetin zbatues të tyre të fondeve të ardhshme të IPARD.

Një nga komponentët e projektit IPA 2011 ka qenë implementimi Skemës së Grantit për zhvillimin e sektorit agro-ushqimor bazuar në përputhjen me rregullat IPARD (IPARD-like).

Skema e Grantit IPARD-like  është bashkë- financuar nga BE-ja (75%) dhe Qeveria e Shqiptare (25%), dhe zbatuar nga GIZ në rolin e Autoritetit Kontraktues për pjesën e fondeve të BE-së dhe AZHBR në rolin e autoritetit kontraktues për buxhetin e shtetit.

Nga zbatimi i IPARD like janë disbursuar 5.3 Mln euro për investime në fermë dhe agropërpunim nga të cilat kanë përfituar 85 subjekte.

Drejtoresha e AZHBR përmes fjalës së saj në këtë event theksoi bashkëpunimin e mirë me GIZ gjatë zbatimit të skëmës së granteve IPARD-like dhe rritjen e kapaciteteve të AZHBR përmes asistencës teknike dhe  përfitimit nëpërmjet “të mësuarit përmes praktikës”.

Gjithashtu përvec kësaj nënvizoi dhe sfidat e ardhshme në administrimin e fondeve të Programit IPARD 2014-2020 ku 71 milionë Euro grante për sektorin e zhvillimit rural të Shqipërisë për periudhën 2016-2020 do të financohen nga B.E, që mund të arrijnë deri në 160 milionë Euro me bashkë-financimet kombëtare dhe pjesëmarrjen e vetë fermerëve dhe agrobizneseve.

Kjo do të shërbejë si një mundësi shumë e madhe për zonat rurale në Shqipëri. Kjo do të thotë krijim i vendeve të reja të punës, sidomos për të rinjtë, për të sjellë përmirësimin e standardeve të sigurisë ushqimore.