AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Sot në Sallën e Hartave për finalizimin e marrëveshjes mes Qeverisë së Shqipërisë, Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe 6 institucioneve financiare të nivelit të dytë për të mbështetur agrobiznesin në Shqipëri me një kapacitet 300 milionë euro. Kjo marrëveshje historike për fshatin rrit si asnjëherë më parë mundësitë e financimit të agrobizneseve duke ofruar linja të dedikuara kredie apo duke ndarë riskun e huamarrësve në sektorin e bujqësisë me qeverinë e me institucionet financiare partnere.
Një hapësirë e panjohur më parë për të gjithë ata që duan të investojnë në zhvillimin rural; për sipërmarrës të mëdhenj apo sipërmarrës të vegjël.


Zbatimi i këtij programi të madh inovativ në rrugën e rilindjes për bujqësinë do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm në ekonominë tonë dhe do të përbëjë një shtysë të rëndësishme për ta çuar zhvillimin e fshatit në një fazë të re; duke vazhduar më tej rrugën e kalimit nga bujqësia e lëmoshës dhe mbijetesës, në bujqësinë e investimeve dhe të zhvillimit të qëndrueshëm.