AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Në kuadër të mundësive të reja të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencës, Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR, Zj. Suela Popa zhvilloi një takim me delegacionin francez, përfaqësuar nga Z. Stephane Robert, këshilltar për sektorin e bujqësisë. Fokusi i takimit ishin mundësitë e reja të bashkëpunimit me Agjencinë e Pagesave Franceze dhe vecanërisht shkëmbimi i eksperiencave, në kuadër të rritjes së kapaciteteve përthithëse të fondeve të Bashkimit Europian. Gjithashtu me interes të veçantë u konsiderua edhe ofrimi i asistencës teknike për zhvillimin e Agroturizmit jo vetëm autoriteteve shtetërore që mbulojnë këtë sektor, por transferim dijesh për protagonistët kryesor, investitorët në fushën e agroturizmit.