AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Vizita e radhës në kuadër të inagurimeve u zhvillua në Qytetin e Krujës në dy investime të rëndësishme në bujqësi falë politikave të reja në mbështetje të prodhimit, grumbullimit dhe eksportit. Në dy vjet është dyfishuar sipërfaqja e serave dhe eksporti i prodhimeve bujqësore ka njohur rritjen më të madhe të 25 viteve të fundit.

Besa Agro Invest, shoqëri e cila ka investuar në ndërtimin e serave modern, të tipi tunel, për kultivimin e produkteve bujqësore. Me bashkëfinancimin nga AZHBR janë krijuar kushtet e përsosura teknologjike të prodhimit si dhe dalja në treg e produkteve cilësore të standartizuara për konsum.

Kamila Fruit e cila ka investuar në ndërtimin e një magazine për grumbullimin dhe ruajtjen e produkteve bujqësore. Ky subjekt zgjeroi kapacitete grumbulluese me 4 dhoma figoriferike të kompletuara me paisje të atmosferës së kontrolluar, me kapacitete 650 ton. Kjo kompani tregton 420 ton/vit fruta perime që përbën një përqindje rreth 12 % të kapaciteteve të prodhimit të zonës së Krujës.

Në promovimin e këtyre investimeve morrën pjesë Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama, Ministri i Bujqësisë Z. Edmond Panariti, Kryetari i Bashkisë, Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave Znj. Suela Popa.