AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Në kuadër të modernizimit të pikave të grumbullimit dhe përpunimit, vijon fushata promovuese në Kukës, në pikën e grumbullimit dhe të përpunimit të bimëve medicinale të Z.Shkëlzen Hallaçi, prej së cilës do të përfitojnë 1000 familje fermere te zones. 6 muaj më parë Qeveria Shqiptare nëpërmjet Agjencisë së Pagesave lidhi kontratën e grantit për mbështetje financiare 50 % të vlerës së investimit. Si rrjedhojë Z. Hallaçi bëri të mundur shndërrimin e një godine të amortizuar totalisht, në një pikë moderne dhe funksionale të grumbullimit dhe përpunimit të bimëve mjekësore për eksport.

Në promovimin e këtij investimi morrën pjesë Kryeministëri Z.Edi Rama, deputetë të zonës, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Pagesave,  Znj. Suela Popa si dhe fermerë të zonës.

Falë kësaj ndihme, fermeri jo vetëm që ka zgjidhur problemin e mbledhjes dhe ruajtjes së bimëve mjekësore në të gjitha sezonet, por edhe ka zgjeruar aktivitetin duke shumëfishuar kapacitetet grumbulluese. Si rezultat, kjo sipërmarrje po rigjallëron kultivimin dhe grumbullimin e bimëve mjekësore në këtë rajon, duke rivitalizuar në mënyrë indirekte jetesen e 1000 familjeve fermere të zonës. Për këto1000 familje është siguruar tashmë tregu i nevojshëm dhe rruga e kontratave të sigurta për shitjen e sasive të grumbulluara të bimëve mjekësore.

E gjithë gama e bimëve mjekësore të përpunuara si sherebela, mollaga, kokër trendafili, boronica etj, do të eksportohen drejt vendeve të Bashkimit Europian .