AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Në datën 4.04.2014, drejtoresha e Agjencisë së Pagesave Znj. Suela Popa priti në një takim përpunues të produkteve ushqimore me origjinë shtazore. Në këtë takim u diskutuan problematikat kryesore të këtij sektori dhe zgjidhjet konkrete që mund të vijnë në ndihmë të tyre. Takime të tilla do jenë tashmë periodike, në menyrë që Agjencia e Pagesave të jetë sa më afër këtij sektori dhe të ofrojë një mbështetje maksimale ndaj tyre. 

Drejtoresha e AZHBR theksoi se prioritet i qeverisë është:

  • Mbështetja e një prodhimi të qëndrueshëm dhe cilësor përmes modernizimit të bujqësisë, zhvillimit të një sektori konkurrues dhe novator.
  • Mbështetje për të qenë të aftë për të përballuar presionin konkurrues në tregjet e brendshme dhe ato të BE-së, përmes zbutjes së raportit import-eksport.

Gjatë takimit pjesëmarrësit theksuan se formalizimi i bujqësisë nuk duhet konsideruar si masë shtrënguese, por si incentivë për rritje cilësie dhe sigurie ushqimore.