AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), e njohur ndryshe si Agjencia e Pagesave, në bashkëpunim me Projetin (GIZ) në kuadër të thirrjes së Tretëpër Dorëzimin e Aplikimeve të Skemës së Granteve “IPARD-like” 2012–2014 për zhvillimin e sektorit agro-ushqimor në Shqipëri, ka zhvilluar fushatën informuese ku për thirrjen e tretë qëndron e hapur nga data 17 Mars deri më datë 2 Maj 2014.

Për të lehtësuar proçedurën e aplikimit si dhe për të rritur numrin e aplikimeve nga fermer dhe agro-përpunues nga i gjithë vendi, përfaqësues të Ministrisë dhe AZHBR-së së bashku me projektin GIZ-SARD kanë organizuar takime të hapura informuese. Thirrja e tretë  për aplikime u hap në qarkun Tiranë dhe fushata vazhdoi më qarqet Shkodër, Fier, Gjirokastër, Korçë, Dibër. U mbajt trajnim mbi shpenzimet e ligjshme, përgatitjen e dosjes për aplikim, Formularin e Aplikimit dhe përgatitjen e Planit të Biznesit. Janë trajnuar në total 1200 persona duke përfshirë grupet e interesit fermer, agro-përpunues, konsulent, përfaqësues të kompanive që shesin makineri e paisje në vend. Pjesmarrësit u informuan mbiSkemën e Granteve “IPARD-like” e cila zbatohet në kuadër të Projektit EU-IPA 2011 “Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural” (SARD). Skema e Granteve bashkëfinancohet nga BE-ja, me GIZ si Autoritet Kontraktues dhe nga Qeveria Shqiptare, me AZHBR-në në rolin e Autoritetit Kontraktues. Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të granteve pavarësisht nga numri i thirrjeve është 8.270.000 EURO kontribut publik, nga të cilat 6.200.000 EURO janë kontribut i Komunitetit dhe 2.070.000 Euro janë nga kontributi Kombëtar.Pjesmarrësit u informuan seAplikimet mund të dorëzohen në lidhje me dy Masa: Masa 1; Investime në fermat bujqësore, Masa 2; Investime në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore.