AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Në datën 27.03.2014 drejtoresha e Agjencisë së Pagesave Znj. Suela Popa priti në një takim agropërpunues dhe përpunues të sektorit të qumështit. Në këtë takim u diskutuan problematikat kryesore të këtij sektori dhe zgjidhjet konkrete që mund të vijnë në ndihmë të agropërpunuesve dhe përpunuesve të qumështit. Takime të tilla do jenë tashmë periodike, në menyrë që Agjencia e Pagesave të jetë sa më afër këtij sektori dhe të ofrojë një mbështetje maksimale ndaj tyre. 

Drejtoresha e AZHBR theksoi se prioritet i qeverisë është:

  • Mbështetja e një prodhimi të qëndrueshëm dhe cilësor përmes modernizimit të bujqësisë, zhvillimit të një sektori konkurrues dhe novator.
  • Mbështetje për të qenë të aftë për të përballuar presionin konkurrues në tregjet e brendshme dhe ato të BE-së, përmes zbutjes së raportit import-eksport.

Gjatë takimit pjesëmarrësit theksuan se formalizimi i bujqësisë nuk duhet konsideruar si masë shtrënguese, por si incentivë për rritje cilësie dhe sigurie ushqimore.