AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Të hënën, më 17 Mars, nga ora 10.00 deri në orën 14.00 në Hotel Tirana, salla Balsha, zhvillohet aktiviteti për hapjen e thirrjes së tretë të aplikimeve të fermerëve për Fonde nga IPARD-like, (instrumenti para anëtarësimit, fondet për bujqësinë). Skema e financimeve është pjesë e subvencioneve për sektorin agro ushqimor 2012-2014, e financuar nga BE dhe Qeveria shqiptare. Të ftuar në këtë event janë fermerë, agro-përpunues nga i gjithë vendi, përfaqësues nga Ministria e Bujqësise, përfaqesues nga organizmat ndërkombëtare, etj. Ky event synon të informojë fermerët mbi procedurat e aplikimit për të përfituar fonde nga programi IPARD-like. Periudha e aplikimeve starton më 17 mars, me këtë aktivitet informues, dhe do të zgjasë deri në 17 prill, i shoqëruar dhe me publikimin e një sërë spoteve publicitare në mediat kombëtare e lokale në cdo qark të vendit.