AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) e Shqipërisë në bashkëpunim me GIZ shpallin Thrirrjen e Tretë për Dorëzimin e Aplikimeve të Skemës së Granteve “IPARD-like” 2012–2014 për zhvillimin e sektorit agro- ushqimor në Shqipëri.

Thirrja e 3-të do të qëndrojë e hapur nga data 17 Mars deri në datën 02 maj 2014, ora 16:30, me orën lokale.

Skema e Granteve “IPARD-like” zbatohet në kuadër të Projektit EU-IPA 2011 “Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural” (SARD). Skema e Granteve bashkëfinancohet nga BE-ja (75%), me GIZ si Autoritet Kontraktues dhe nga Qeveria Shqiptare (25%), me AZHBR- në në rolin e Autoritetit Kontraktues.
Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të granteve pavarësisht nga numri i thirrjeve është 8.270.000 EURO kontribut publik, nga të cilat 6.200.000 EURO janë kontribut i Komunitetit dhe 2.070.000 Euro janë nga kontributi Kombëtar.
Thirrja është e hapur për të gjithe personat (fermerë, persona fizik dhe juridikë) puna dhe veprimtaria e të cilëve zhvillohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në fushat e prodhimit bujqësor ose të agro-përpunimit; në sektorët e qumështit, mishit, frutave dhe perimeve.
Aplikimet mund të dorëzohen në lidhje me dy Masa:

Masa 1: Investime në fermat bujqësore
Masa 2: Investime në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore.

Në lidhje me Thirrjen e 3- të, do të zbatohen vetëm kushtet dhe formatet e dokumenteve që gjenden brenda Udhëzuesit të ri për Aplikantët (versioni 3.0). Udhëzuesi i ri mund të shkarkohet nga faqet e internetit www.azhbr.gov.al dhe www.IPARD-like.al.

Në përputhje me thirrjen e tretë, afati i fundit i përfundimit të zbatimit të projekteve të investimeve është data 31 Dhjetor 2014, ndërsa ai i dorëzimit të kërkesës për pagesë është data 15 Janar 2015.
Shpërndarja paraprake e fondeve sipas masave është:
Masa 1 – 62%
Masa 2 – 38%

Në rastin kur nuk do mund të zbatohet përqindja minimale e parashikuar për një masë specifike si rrjedhojë e cilësisë së apo numrit të pamjaftueshëm të aplikimeve, fondet e mbetura do të transferohen për nevojat e masës tjetër.
Skema e granteve bashkëfinancohet nga BE dhe Qeveria Shqiptare, zbatohet nga GIZ dhe AZHBR.
Totali i shpenzimeve të pranueshme për secilin aplikim është (projekt investimi):
Për Masën 1:
- shuma minimale: 10,000 EURO;
- shuma maksimale: 300,000 EURO.
dhe të gjitha kriteret e tjera do jenë përmbushur (kriteret e përzgjedhjes dhe pranueshmërisë, përfshirë ato të renditjes).
Për Masën 2:
- shuma minimale: 20,000 EURO
- shuma maksimale: 1,000,000 EURO
Mbështetja e sektorit publik për përfituesit do të jepet deri në masën 50% të totalit të kostove të pranueshme dhe do të paguhet vetëm pas përfundimit të investimit.
Për Masën 1, përqindja e rimbursimit për investimet do të jetë më e lartë nëse përmbushen kriteret e mëposhtme:
- 55% për fermerët e rinj (nën 40 vjeҫ), 60% për ato në zonat malore siҫ parashikohet edhe nga rregulloret e vendit, dhe 65% për ato investime të bëra në zona malore nga fermerë të rinj.

Të gjitha palët e interesuara janë të lutura të konsultojnë Udhëzuesin e ri për Aplikantët (versioni 3.0) lidhur me kriteret e pranueshmërisë, llojet e investimeve të pranueshme, përgatitjen e aplikimeve dhe rregullat e dorëzimit të aplikimeve për projektet e investimeve. Udhëzuesi i ri dhe formatet zyrtare të dokumenteve që duhet të përdoren (formulari i aplikimit, plani biznesit) mund të shkarkohen nga faqet e internetit www.azhbr.gov.al dhe www.IPARD-like.al

Kopjet e printuara (falas) të Udhëzuesit të ri për Aplikantët (versioni 3.0) mund të gjenden në zyrat e AZHBR-së, Rr. ‘Muhamet Gjollesha’ nr.56, Tiranë, si dhe në Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë (DRB) gjatë orarit zyrtar të punës.

Datat dhe vendet e sesioneve informuese/ të trajnimit për këtë thirrje mund të gjenden ne faqet e mësipërme të internetit.

Të gjitha Aplikimet duhet të dorëzohen të printuara vetëm në zyrat qendrore të AZHBR-së në Tiranë, në një zarf të mbyllur me shënimin sipër “TË MOS HAPET PËRPARA DORËZIMIT – DORËZUAR PËR THIRRJEN E APLIKIMEVE “IPARD-like” nr. 03/2014“. 
Zarfi me aplikimin mund të dorëzohet dorazi personalisht, përmes shërbimit të dërgesave postare private ose përmes postës Shqiptare rekomande në adresën:

 
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural
Rruga "Muhamet Gjollesha" nr.561000 Tiranë, Shqipëri


duke shënuar gjithashtu masën për të cilën dorëzohet aplikimi së bashku me të gjitha dokumentet e tjera shoqëruese (formulari aplilkimit, plani biznesit, etj.) në format të printuar dhe elektronik, siç tregohet në Udhëzuesin për Aplikantët.


Shënim për aplikantët potencialë: Aplikimet e dërguara në mënyra ose në adresa të tjera nuk do të pranohen.