AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Agjencia e Pagesave vijon inagurimin e skemës “Mbështetje 50% të investimit”, në kuadër të Progamit të Qeverisë në Bujqësi 2014. Vizita e rradhës u zhvillua në qarkun e Korçës. Në promovimin e investimeve morrën pjesë Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama, Zv/Kryeminstri Z. Niko Peleshi, Zv/Ministri i Bujqësisë Z. Alban Zusi, Drejtoresha e Agjencisë së Pagesa Znj. Suela Popa, përfaqësues të “FixPro” sh.p.k. dhe “ProFast” sh.p.k. etj.

“FixPro” sh.p.k., u themelua në vitin 2008 në industrinë e përpunimit të mishit. Kjo kompani kryen një cikël të mbyllur në treg duke filluar nga përpunimi e deri në ambalazhim, ashtu siç shkon në tryezat e konsumatorit. Përmes mbështetjes së subvencioneve të programit qeverisës për bujqësinë 2014, ka realizuar blerjen e dy pajisjeve, presa e mishit dhe kuter. Me anë të këtij investimi “FixPro” sh.p.k., do të mund të nxjerrë në treg një produkt me cilësi më të lartë dhe të diferencuar. 

“ProFast” sh.p.k. u themelua në vitin 2005 në industrinë e përpunimit të mishit. Mishi kalon në një proçes përpunimi dhe produktet përfundimtare janë mish gjiro dhe qofte. Ky përpunim e shndërron mishin në produkt gjysëm të gatshëm për fast food dhe restorante të ushqimit të shpejt. “ProFast” sh.p.k. përmes bashkëfinancimit nga AZHBR për makinën prerëse të mishit dhe impiantin e larjes së sallave, ka rritur cilësinë e produktit, higjenën e ambjenteve dhe diferencimin nga produktet e konkurrencës.

Mbështetja e këtyre investimeve rrit kapacitetet prodhuese, cilësinë e produktit dhe punësimin në Qarkun e Korçës.