AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Agjencia e Pagesave vijon inagurimin e skemës “Mbështetje 50% të investimit”, në kuadër të Progamit të Qeverisë në Bujqësi 2014. Vizita e rradhës u zhvillua në Gjadër të qarkut Lezhë. Nëpromovimin e skemës së investimeve morën pjesë Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta, Ministri i Bujqësisë z. Edmond Panariti, Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave znj. Suela Popa, depute të qarkut Lezhë z. Gjovalin Kadeli, z. Agron Çela, Kryetari i Bashkisë Lezhë z. Viktor Tusha, Drejtori i Bujqësisë për Qarkun e Lezhës Z. Ndoc Lleshi, përfaqësues të kompanisë “Agri Alessio” sh.p.k.,etj.

“Agri Alessio” sh.p.k. përmes mbështetjes së subvencioneve të programit qeverisës për bujqësinë 2014, ka realizuar linjën e përpunimit të perimeve, ndërtimin e ambjenteve ruajtëse dhe përpunuese, si dhe pajisje të mekanikës bujqësore.

Me investimin e ri të financuar nga AZHBR, “Agri Alessio” sh.p.k. ka rritur punësimin, kapacitetet prodhuese nga agregatet si dhe kapacitetet përpunuese dhe magazinuese. Kjo kompani është shembull i suksesshëm i bashkëpunimit të të rinjve italo- shqiptar që ndikon drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave në vendin tonë.

“Agri Alessio” sh.p.k. përmes bashkëfinancimit me Qeverinë Shqiptare dhe teknologjisë përpunuese dhe prodhuese të çertifikuar nga Komiteti Europian, ka rritur ndjeshëm shitjet pasi arrin të nxjerrë në treg një produkt final.

Një tjetër event i rëndësishëm ishte Panairi Blegtoral “Gjeli i detit Zadrima 2014”, që u zhvillua në Fishtë të Lezhës. Në këtë panair Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave, znj. Suela Popa garantoi mbështetjen e vazhdueshme ndaj fermerëve përmes skemave mbështetëse në sektorin agro.