AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Agjencia e Pagesave vijon inagurimin e skemës “Mbështetje 50% të investimit”, në kuadër të Progamit të Qeverisë në Bujqësi 2014. Vizita e rradhës u zhvillua në Maminas, rrethi Durrës. Në promovimin e skemës së investimeve morën pjesë Kryeministri z. Edi Rama, Ministri i Bujqësisë z. Edmond Panariti, Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave znj. Suela Popa, Drejtori i Bujqësisë për Qarkun e Durrësit Z. Vasip Habili, përfaqësues të kompanisë “Xherdo” sh.p.k., përfaqësues të Bimëve Aromatike Mjekësore etj.

“Xherdo” sh.p.k. përmes mbështetjes së subvencioneve të programit qeverisës për bujqësinë 2014, ka realizuar rikonstruksion dhe ndërtim shtesë të magazinës për grumbullimin, magazinimin dhe përpunimin e bimëve medicinale, kurse nga skemat e IPARD-Like ka realizuar blerjen e linjës së përpunimit të sherebelës.

Me investimin e ri të financuar nga AZHBR, “Xherdo” sh.p.k. rriti kapacitetet prodhuese dhe magazinuese, rriti eksportet deri në 3milionë euro dhe ka shtuar numrin e të punësuarve direkt me  rreth 25 punonjës, si dhe rreth 2500 të punësuar indirekt (mbledhës dhe fermer për Bimët Aromatike Mjekësore).

“Xherdo” sh.p.k përmes bashkëfinancimit me Qeverinë Shqiptare ka rritur ndjeshëm jo vetëm kapacitetin magazinues dhe përpunues, por ka arritur standartet Amerikane për bimët Aromatike Mjekësore, përmbushur kriteret e nevojshme për standartet ISSO 22000.