AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Agjencia e Pagesave vijon inagurimin e skemës “Mbështetje 50% të investimit”. Vizita e rradhës u zhvillua në rrethin e Lezhës dhe të Shkodrës. Në promovimin e skemës së investimeve në bujqësi 2014 morën pjesë Kryeministri z. Edi Rama, Ministri i Bujqësisë z. Edmond Panariti, Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave Znj. Suela Popa, Drejtoresha e Bujqësisë për Qarkun e Lezhës Z. Ndoc Lleshi, Drejtori i Bujqësisë për Qarkun e Shkodrës, Z. Mustaf Kraja, përfaqësues të Tone Mazreku sh.p.k., përfaqësues të Muçaj sh.p.k. etj.

Tone Mazreku sh.p.k. përmes ndërtimit të kapanonit për grumbullimin, magazinimin dhe përpunimin e gështenjës arriti mbi të gjitha ulë kostot, por gjithashtu forcon sigurinë e vazhdimësisë së biznesit. Me investimin e ri të financuar nga AZHBR, Tone Mazreku sh.p.k. pati një ndihmë shumë të madhe për aktivitetin e kompanisë, e cila ndikon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së produktit final në treg, pasi kushtet e magazinimit janë konform standardeve evropiane në këtë kapanon të ri. Tone Mazreku sh.p.k. ka kompaninë më të madhe në Europë për tharje bio dhe është i pajisur me certifikatë cilësie nga BE. Vetëm gjatë këtij viti, përmes investimit arriti të eksportonte 1.4 mln euro dhe të punësonte rreth 30 punonjës direkt dhe rreth 500 indirekt në të gjithë Shqipërinë për grumbullim gështenje.

Muçaj sh.p.k., përmes mbështetjes së subvencioneve të programit qeverisës për bujqësinë 2014, ka rritur sasinë e përpunuar të bimëve mjekësore aromatike duke krijuar një model biznesi me ndikime pozitive në zinxhir dhe besueshmëri tek partnerët e huaj. Si rezultat i ketij investimi ri të financuar nga AZHBR,  Muçaj sh.p.k. do të shtojë sasinë e grumbulluar dhe eksportuar të bimëve mjekësore aromatike kryesisht drejt Amerikës.