AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Agjencia e Pagesave vijon inagurimin e skemës “Mbështetje 50% të investimit”. Vizita e rradhës u zhvillua në Fushë-Krujë. Në promovimin e skemës së investimeve në bujqësi 2014 morën pjesë Kryeministri z. Edi Rama, Ministri i Bujqësisë z. Edmond Panariti, Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave znj. Suela Popa, Drejtoresha e Bujqësisë për Qarkun e Tiranës Zj. Fatime Goga, Drejtori i Bujqësisë për Qarkun e Durrësit Z. Vasip Habili, përfaqësues të Grupo Carne sh.p.k. etj.

Grupo Carne sh.p.k., përmes mbështetjes së subvencioneve të programit qeverisës për bujqësinë 2014, ka rritur kapacitetet e prodhim/ përpunimit të mishit dhe prodhimit të produkteve të tij duke i dyfishuar ato. 

Me investimin e ri të financuar nga AZHBR, për ngritjen e ambienteve për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e mishit me temperaturë të kontrolluar për konservimin e pjesëve te mishit synon të vendosë në treg cilësinë dhe risi të standarteve europiane, me impakt ekonomiko-social në zonë.