AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Sot më datë 28.10.2014, u prit në ambjentet e Agjencisë së Pagesave Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë homologe në Maqedoni Z. Toni Dimovski. Tema kryesore e takimit ishte trajnimi që do të kryhet më datë 29.10.2014.

Në takim morrën pjesë Znj. Suela Popa, Drejtore e Përgjithshme AZHBR, Z. Toni Dimovski, Drejtor i Përgjithshëm AFSARD, Zj. Birgit Schaefer, Drejtore e Projektit GIZ për Bujqësinë, Kosta Kus Ivanov, Ekspert GIZ, Z. Amarildo Naço, Drejtor DSHM, Znj. Edlira Dilaveri, Drejtore e DPAP, Z. Kledi Cekiçi, Përgjegjës Sektori DK, Z. Dorian Hila, Drejtor DAP, Znj. Ingrida Dashi, Përgjegjëse Sektori DAP.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e dy Agjencive homologe lidhur me akreditimin e Agjencisë së Pagesave, politikat e ndjekura nga AFSARD dhe trajnimi i tyre lidhur me eksperiencën e deritanishme për të rritur efiçencën e Agjencisë së Pagesave (AZHBR).

Takime të tilla bashkëpunuese do të vijojnë në ditët në vazhdim.