AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Agjencia e Pagesave vazhdon takimet në terren për Skemat Mbështetëse për Bujqësinë për vitin 2014.  Në këtë kuadër, u zhvilluan takime me fermerë dhe blegtorë të qarkut Vlorë, që kanë aplikuar për subvencione pranë Agjencisë së Pagesave. Takimet në terren u zhvilluan në Xarrë, Delvinë, Metroq, Livadhia, Himarë dhe Vranisht. Në takime morrën pjesë deputet  të zonës, drejtoresha e Agjencisë së Pagesave, znj. Suela Popa, përfaqësues nga pushteti vendor, inspektorët e AZHBR si dhe përfaqësues nga Drejtoria e Bujqësisë të qarkut Vlorë. Takimet ishin ballafaquese dhe informuese me të gjithë fermerët e këtyre njësive, që kanë qenë pjesë e aplikimeve në të gjitha skemat e subvencioneve në bujqësi dhe blegtori.