AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Agjencia e Pagesave Kroaci

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Pagesave, së bashku me përfaqësues nga stafi i AZHBR dhe përfaqësues nga NAO (Zyrtari Kombëtar Autorizues) dhe NF (Fondi Kombëtar), morën pjesë në vizitën studimore mbi Menaxhimin e Fondeve të Bashkimit Europian për Bujqësinë, në Zagreb.  Vizita u organizua nga Komisioni Europian në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të Kroacisë, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Menaxhimit të Fondeve të BE dhe Agjencinë e Pagesave të Kroacisë.  Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i eksperiencës me administratën e Kroacisë, në kuadër të programimit, zbatimit, menaxhimit financiar dhe ngritjes së sistemit të kontrollit të brendshëm, me prespektivë menaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural (IPARD).

Objektiva specifike të trajtuara sipas Axhendës së ngritur nga Bashkimi Europian ishin:

Aktivitete që lidhen me përgatitjen për akreditim;

Sfidat që lidhen me menaxhimin e ardhshëm të fondeve të BE;

Marrëdhëniet institucionale;

Praktikat më të mira në financimin e projekteve në kuadër të IPARD.

Nga data 22.09.2014-24.09.2014 u mbajtën takime të ngjeshura me përfaqësues nga institucionet e Kroacisë. Në detaje u diskutua për rolet dhe kopetencat e strukturës menaxhuese dhe strukturës operative në kuadër të fondeve të BE-së, parimet e menaxhimit financiar, sistemi IACS, sistemi i kontrollit të brendshëm, baza rregullatore legjislative dhe procedurat e hartuara për çdo funksion në kuadër të implementimit të fondeve për IPARD.