AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

AZHBR shpall thirrjen për dorëzimin e aplikimit për kredinë pa interes, bazuar në VKM Nr.374, datë 11.06.2014 dhe Udhëzimit Nr.10, datë 25.06.2014 “Për procedurat, kriteret e përfitimit të huasë, shlyerjes së detyrimeve dhe mënyra e administrimit të fondit kundëparti, të mbledhura  nga grantet japoneze për sektorin e bujqësisë”.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 05.09.2014, ora 14:00, pranë protokollit në Zyrat Qëndrore të AZHBR-së, me adrresë  Rr “Muhamet Gjollesha”, Nr.56, Tiranë.

Të interesuarit mund të shkarkojnë Udhëzimin e mësipërm, për tu njohur me dokumentacionin e nevojshëm, në faqen zyrtare  www.azhbr.gov.al.

Për informacion më të detajuar  në lidhje me kërkesat apo procedurat për përfitimin e financimit, mund të paraqiteni pranë  zyrës së informimit të AZHBR-së cdo ditë nga ora 10:00 deri në 12:00.