AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Agjencia e Pagesave mbylli sot firmosjen e kontratave  me përfituesit  e skemës “Mbëshetetje 50% të investimit”  në rrethin e Lushnjes dhe Fierit. Në takimin për nënshkrimin e kontratave  fituese me AZHBR-në  morën pjesë Kryeministri Z. Edi Rama, Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Z. Edmond Panariti si edhe Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave Znj. Suela Popa.

Znj. Popa theksojë se me fitimin e statusit kandidat në Bashkimin Europian ne kemi mundësi të reja por edhe përgjegjësi të reja.

“Me skemën e investimeve nuk synojmë të shndërrojmë një bujqësi të mbijetesës në bujqësi të zhvillimit, por mbi të gjitha synojmë të trajnojmë, të edukojmë dhe të ndërgjegjësojmë fermerët shqiptar mbi këto mundësi të reja, por dhe mbi standartet dhe kriteret që ne duhet të plotësojmë për të përfituar nga këto fonde. Informacioni i gjerë publik dhe informacioni i shpërndarë në mënyrë transparente, sot ne na përball me nje numër mjaft të lart aplikimesh. Konkretisht këtë vit regjistrohen 40 % më tepër aplikime se viti 2013. Vetëm për skemën e investimeve ne sot kemi rreth 400 aplikime në të gjithë Shqipërinë”- u shpreh Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave.