AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Agjencia e Pagesave vijon firmosjen e kontratave  me përfituesit  e skemës “Mbëshetetje 50% të investimit”  në qarkun e Korçës dhe Elbasanit. Në takimin për nënshkrimin e kontratave  fituese me AZHBR-në  morën pjesë Kryeministri Z. Edi Rama, Ministri i Bujqësisë dhe Administrimit të Ujërave Z. Edmond Panariti, Zëvendës Kryesministri Z. Niko Peleshi si edhe Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave Znj. Suela Popa.

Znj. Popa theksoi se skemat e reja mbështetëse për vitin 2014 përcjellin një mesazh dhe një sinjal tërësisht të ri, pikërisht orientimin e investimeve në bujqësi.

“Do të promovohen dhe do të mbështeten nga qeveria shqiptare por edhe nga fondet komunitare të gjitha ato projekte, të cilat mbi të gjitha janë të orientuara drejt rritjes së infrastrukturës bashkëkohore. Jemi fokusuar në rritjen e infrastrukturës në bujqësi, pasi është i vetmi terminal për rritje ekonomike të qëndrueshme, për punësim, për promovimin e të gjithë teknologjisë që kërkon sot standarti europian, por mbi të gjitha produktet tona të jenë të konkurueshme dhe në përputhje me kërkesat e tregut të përbashkët europian.”- u shpreh Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave.

Në ditët e ardhshme do të vijohet me firmosjen e kontratave në qarqet e tjera të vendit.