AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Agjencia e Pagesave vijon firmosjen e kontratave  me përfituesit  e skemës “Mbëshetetje 50% të investimit”  në qarkun e Beratit. Në takimin për nënshkrimin e kontratave  fituese me AZHBR-në  morën pjesë Kryeministri Z. Edi Rama dhe Ministri i Bujqësisë dhe Administrimit të Ujërave Z. Edmond Panariti. Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave Znj. Suela Popa theksoi suksesin e procesit të aplikimeve pranë AZHBR-së dhe shpjegoi fokusin e mbështetjes financiare.

“Skemat e reja të mbështetjes financiare janë skema që mbështesin një filozofi tërësisht të re për vitin 2014, duke u ndarë njëherë e mirë nga e shkuara. Skema, të cilat fokus kryesor do të kenë pikërisht investimet në infrastrukturë bashkëkohore, linja standardizimi, ngritjen e pikave të grumbullimit, veçanërisht këtu në qarkun e Beratit, ku karakteristike është pikërisht prodhimi i frutave dhe perimeve dhe ku pikat e grumbullimit do të jenë fokusi kryesor,” – u shpreh Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave.

Në ditët e ardhshme do të vijohet me firmosjen e kontratave në qarqet e tjera të vendit.