AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Agjencia e Pagesave organizoi në Malesinë e Madhe të qarkut Shkodër një takim mes përfituesve të skemës “Mbëshetetje 50% të investimit” për qarkun Shkodër dhe Lezhë. Kontratat fituese janë të përzgjedhur pas aplikimeve të vetë fermerëve dhe investuesve, të bëra pranë Agjencisë së Pagesave. Në takimin për nënshkrimin e kontratave fituese me AZHBR-në morën pjesë Kryeministri Z. Edi Rama, Ministri i Bujqësisë dhe Administrimit të Ujërave Z. Edmond Panariti, Drejtoresha e AZHBR -së Znj. Suela Popa, Drejtori i Bujqësisë së Qarkut Shkodër Z. Mustaf Kraja, Deputët e Qarkut Shkodër Z. Tom Doshi, Z. Agron Çela si dhe personalitete të tjera të zonës.

 Znj. Suela Popa dorëzoi dhe firmosi kontratat e para të investimit në bujqësi për qarkun Shkodër dhe Lezhë. Në fjalimin e saj Znj. Popa theksoi: “Skema e investimeve ka si fokus kryesor, sigurisht, ngritjen e pikave të grumbullimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale; linjat e standardizimit, në mënyrë që produkti vendas të mos të përcillet në eksporte si lëndë e parë, por të japim mundësinë të rrisim vlerën e shtuar dhe mbi të gjitha të ardhurat financiare në vend,”. Në vazhdim Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave iu shpjegoi të pranishmve procedurat që duhet të ndjekin për të përmbushur rregullat e përcaktuara për të finalizuar financimin e projekteve të tyre.

Në ditët e ardhshme do të vijohet me firmosjen e kontratave në qarqet e tjera të vendit.