AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Agjencia e Pagesave mori pjesë në Panairin e Parë Ndërkombëtar të Makinerive Bujqësore për Europën Juglindore të zhvilluar në ambientet e Pallatit të Kongreseve në datat 13.06.2014 deri 15.06.2014. Makineritë bujqësore dhe paisjet të prezantuara në këtë panair mbulonin të gjithë ciklin e prodhimit. Ato garantonin cilësi të punimeve në bujqësi, në të gjithë zinxhirin agro-ushqimor nga grumbullimi i produktit, paketimi, ambalazhimi dhe përpunimi.