AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Stafi i Agjencisë së Pagesave (AZHBR) mori pjesë në trajnimin e organizuar në kuadër të projektit EU- IPA 2011 Project “Support to Agriculture and Rural Development” SARD. Trajnimi zgjati nga data 12/05/2014 deri më datë 16/05/2014 dhe u zhvillua në ambientet e Agjencisë për Suportin Financiar në Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AFSARD) në Shkup, Maqedoni.

Ky trajnim  shërbeu për shkëmbimin e eksperiencave midis dy Agjencive.

Gjatë seancave të ndryshme u bënë prezantimet e përgjithshme të dy Agjencive, ku përveç të tjerash u diskutuan manualet, proçedurat dhe ndryshimet e nevojshme në përmirësimin e tyre për rritje të efiçencës dhe performancës në punë.

Në fund të këtij trajnimi të dy Agjencitë theksuan se bashkëpunime të tilla janë të nevojshme dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.