AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Në datën 15 Maj 2014, Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave (AZHBR), firmosi Marrëveshjen e bashkëpunimit midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Agjencisë së Pagesave.

Kjo marrëveshje do të sigurojë realizimin e programeve të përbashkëta të bashkëpunimit në kuadrin shkencor e teknik.

Kontributi dhe përvoja e UBT në prodhimin e fidanëve të ullirit autokton, do të kanalizohet tek fermerët shqiptarë nëpërmjet strukturës së Agjencisë së Pagesave, duke shpërndarë falas 61 000 kultivarë ulliri autokton të Shqipërisë së mesme të prodhuar në serat eksperimentale nga Universitetit Bujqësor i Tiranës në pronësi të Ministrisë së Bujqësisë.

Gjithashtu, kjo marrëveshje do të shërbejë për shkëmbim përvoje dhe zhvillim institucional duke siguruar lidhje të praktikave bujqësore për studentët e UBT me praktikat në fermat shqiptare të subvencionuara nga Agjencia e Pagesave.

Jo me pak e rëndësishme është edhe këmbimi i personelit mësimor-shkencor e specialistë të fushave të ndryshme për çështje konkrete në zbatim të skemave mbështetëse si dhe aktivitete të tjera me interes të përbashkët.

Marrëveshja i hap rrugën strukturave përbërëse të dy palëve të hartojnë programe dypalëshe më të detajuara për të bashkëpunuar në fushat kërkimore-shkencore mbi bazën e mirëkuptimit dhe përfitimit të ndërsjelltë.