AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Z. Edmond Panariti dhe Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave (AZHBR) Znj. Suela Popa theksuan në panelin kushtuar bujqësisë në Javën e Biznesit Italian mundësitë e investimit  në këtë sektor.

Znj. Popa, bëri një prezantim të Skemave Kombëtare dhe Skemave të Grandit IPARD- Like, si fokus i mundshëm i investitorëve duke i ftuar ata të sjellin konkurrueshmëri, siguri e cilësi ushqimore, inovacion teknologjik, eksport dhe progres ekonomik në vend.